13:28 / E Martë, 31 Janar 2023 / B O

Gjen sozinë në Instagram dhe e vret, kosovari në Gjermani ndihmon shoqen të inskenojë vdekjen

Një ngjarje tronditëse është regjistruar së fundmi teksa arrin deri në kufijtë e të pabesueshme.

Bëhet me dije se një 23-vjeçare gjermano-irakiane kërkoi një të ngjashme në Instagram dhe e vrau me një mik për të falsifikuar vdekjen e saj, besojnë prokurorët në Bavari.

Kur trupi i mbuluar me gjak i një gruaje të re u gjet gushtin e kaluar në një Mercedes të parkuar në Ingolstadt, raportet paraprake e identifikuan viktimën si Sharaban K, një estetiste 23-vjeçare me bazë në Mynih, me origjinë irakiane.

Një ngjarje tronditëse është regjistruar së fundmi teksa arrin deri në kufijtë e të pabesueshme.

Edhe pse disa anëtarë të familjes së Sharaban K e kishin identifikuar trupin, një raport i autopsisë të nesërmen ngriti pikëpyetje mbi identitetin e vërtetë.

Pas hetimeve të kryera nga policia viktima u identifikua si Khadidja O, një blogere e njohur algjeriane me banim në Gjermani.

Me flokë të gjata të zeza të drejta, me fytyrë të ngjashme dhe grim të rëndë, të dy gratë dukeshin “çuditërisht njësoj”, tha policia, duke bërë që shtypi gjerman t’i referohej rastit si “vrasje e çuditshme”.

Së bashku me një kosovar 23-vjeçar, të quajtur Sheqir K, 23-vjeçarja u ndalua nga policia bavareze më 19 gusht 2022, megjithëse autoritetet nuk dhanë fillimisht asnjë shpjegim për shoqërimin e tyre.

“Hetimet na kanë bërë të supozojmë se e akuzuara donte të zhdukej për shkak të një mosmarrëveshjeje familjare dhe të falsifikonte vdekjen e saj për këtë qëllim,” tha Veronika Grieser nga zyra e prokurorit të shtetit të Ingolstadt mëngjesin e kësaj të hëne.

“Arma e krimit nuk është gjetur, por provat janë të shumta”, tha një zëdhënës i policisë, Andreas Aichele, për tabloidin Bild. “Viktima u vra me mbi 50 goditje të thikës, fytyra e saj u shpërfytyrua plotësisht”, shtoi ai.

Prokurorët pretendojnë se shqiptari nga kosova dhe 23-vjeçarja e futën viktimën në sediljen e pasme të Mercedesit të tyre dhe u nisën për në Ingolstadt, ku e ekzekutuan në mënyrë makabre me thikë.