11:43 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

Gjenden gjurmë virusi në paketimet me krahë të ngrira pule të importuara nga Argjentina dhe Rusia

Dy kampionë të paketimeve ushqimore të ngrira të importuara dolën pozitivë me Covid19. Kjo u zbulua nga autoritetet shëndetësore në qytetin Dongguan, në një provincën të Kinës.

Kampionët u morën nga krahët e ngrira të pulës të importuara nga Argjentina dhe këmbët e ngrita të pulës të importuara nga Rusia, informon Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Kompanitë e lidhura me këtë rast u mbyllën nga autoritetet lokale dhe u bë dezinfektimi i zonave dhe teste të të acidit nukleik për personat që kanë patur kontakt të drejtpërdrejtë me produktet, shkruan “Xinhua”.

Personeli i përfshirë në mënyrë direkte me këtë ngjarje ka rezultuar negativ me Covid-19, deri më tani.