13:58 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjenden produkte me afat të skaduar në Skenderaj, pronari gjobitet me 250 euro

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunë e Skenderajt pas inspektimit në një dyqan ka gjetur disa produkte ushqimore me afat të skaduar.

Sipas njoftimit të kësaj komune, me kërkesë të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK), është inspektuar një dyqan (emri i njohur për Drejtorinë e Shërbimeve Publike), në rrugën “Azem Bejta”, të cilit i janë gjetur disa produkte ushqimore me afat të skaduar në vlerë të përgjithshme prej 50 eurove, shkruan Indeksonline.

Për këtë rast, Inspektorët e drejtorisë kanë konfiskuar artikujt, kurse ndaj pronarit të dyqanit është shqiptuar gjobë prej 250 eurove.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, ndërkaq, ka bërë apel te qytetarët t’i paraqesin rastet e tilla tek organet përkatëse, të cilat më pas do të marrin veprime konkrete, konform dispozitave ligjore./Indeksonline/