11:43 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjenden të vdekur nëna dhe djali i saj 8 vjeçar, policia po heton rastin

Në periferi të tajonit të Bregut Qendror të Uellsit në Australi, një nënë dhe djali i saj tetë vjeçar janë gjendur të vdekur në shtëpinë e tyre.

Sipas hetimeve të para të policisë, hetimet e para qojnë tek vrasja dhe vetëvrasja, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Një zëdhënëse e Policisë konfirmoi se detektivët nuk po kërkonin ndonjë të dyshuar lidhur me vdekjen, pasi sipas tyre dyshohet që nëna ka vrarë djalin pastaj veten.

Komandanti i policisë së Tuggerah Lakes, Matt Kelly, konfirmoi se vdekjet tragjike ishin si rezultat i një vetëvrasje.

Një skenë krimi është krijuar pasi detektivët vazhdojnë të hetojnë rrethanat rreth vdekjeve./Indeksonline/