13:19 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

Gjendet bomba 500 kilogramësh në Tiranë, është nga Lufta e II Botërore

Forcat xheniere kanë zbuluar një bombë me peshë 500 kg,  e cila daton që prej Luftës së II Botërore. Ministrja e Mbrojtes, Olta Xhaçka ka shpërndarë pamje nga operacionit i Forcave të Armatosura, gjatë demontimit të bombës, e cila u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet.

“Djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt,”-shkruan ndër të tjera ajo.

Ndërkohë nuk janë bërë ende me dije detaje se si është zbuluar lënda plasëse, e cila nëse ende është aktive mund të shkaktonte dëme të mëdha dhe viktima në njerëz.