08:31 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Gjendet i pajetë 37 vjeçari në Tiranë, ka plagë të shumta në trup

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 37 veçar është gjetur i pajetë në një banesë në zonën e Farkës në Tiranë.

Dyshimet e para janë se 37-vjeçari të ketë kryer vetëvrasje, por ngjarja është ende duke u verifikuar nga grupi i hetimit. Në trupin e të ndjerit janë konstatuar disa plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Nuk dihet ende identiteti i personit të pajetë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj.