09:20 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / MSH

Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Shtërpcë

Në fshatin Shtërpcë të Ferizajit, dje në mesditë është gjetur pa shënja jete një burrë.

Ai është gjetur në shtëpinë në tij, ku kanë shkuar edhe njësitet përkatëse.

Sipas policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Shtërpcë, 13.02.2022 – 12:16. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për Obduksion” thuhet në raportin policor.