09:36 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Gjendet i vdekur në banesë, policia heton rastin

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë, për të cilin rast ka njoftuar policinë vëllai i viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Gjithashtu, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë me 14 fishekë dhe një gëzhojë fisheku.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./IndeksOnline/