09:12 / E Hënë, 25 Dhjetor 2023 / k.v

Gjendet i vdekur në kulmin e shtëpisë, policia nis hetimet

Të dielën mbrëma, në fshatin Sharban të Prishtinës është gjetur një person i vdekur, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, rreth orës 20:30 trupi i pajetë është gjetur në kulmin e një shtëpie.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore  të cilët trupin e pa jetë e kanë dërguar për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/