08:48 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gjendet i vdekur një 41- vjeçar, në Pejë

Policia është informuar, se në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ka vdekur një person.

Menjëherë njësitet relevante të Policisë Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, aty kanë takuar dëshmitarët (nënën dhe dajën e viktimës) dhe viktimën të shtrirë në dhomë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, G.M. i lindur me 1978 m.k.sh, i cili kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe do të zhvillohen hetime intensive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti.

 Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.