16:35 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjendet i vdekur një burrë në Tiranë

Një burrë është gjetur i vdekur në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janos Hunyadi”, në parkimin e një pallati.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, bëhet fjalë për një 75-vjeçar me inicialet H.M banues në Tiranë.

Ai u gjet i pajetë brenda një automjeti tip “Benz” dhe paraprakisht mendohet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale.

Njoftim i policisë:

Më datë 19.05.2018, në rrugën “Janos Hunyadi”, në parkimin e një pallati, brenda mjetit tip “Benz”, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi H.M., vjeç 75, banues në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Temat: