11:43 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Gjendet i vdekur një person në lumin Drin

Një person është gjetur pa shenja jete në lumin Drin, të fshatit Krajk.

Personi është gjetur nga një dëshmitar i rastit. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, Vesel Gashi nga Rajoni i Policisë në Prizren.

“Një dëshmitar i rastit e ka vrejtur në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 8:20 një person pa shenja jete. Lidhur me këtë është njoftuar njësitet relevante, të cilat kanë dalë në vend të ngjarjes. Me këtë rast edhe Emergjenca e Prizreni ka konfirmuar se trupi është pa shenja jete”

Veseli tha se ende nuk dihet motivet që e kanë quar viktimën deri në këtë veprim./Indeksonline/