09:14 / E Enjte, 30 Mars 2023 / k.v

Gjendet i vdekur një person në Prizren, policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se personi i gjinisë mashkull është gjetur i vdekur dje por nuk dihet se kur ka humbur jetën.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML në obduksion./IndeksOnline/