Gjendet i vdekur punëtori i sigurimit në Gjilan
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, është gjetur i vdekur një person në vendin e tij të punës.
“Viktima mashkull K-Shqiptar është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës i cili ishte punëtor sigurimi. Njësitë policore, prokurori dhe ekipi i mjekësisë ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes, këta të fundit kanë marrë trupin e pajetë për ta dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës. /Indeksonline/