09:13 / E Premte, 23 Prill 2021 / OSH

Gjendet i vdekur reperi i famshëm, njeriu që e bëri të famshëm 2Pacun

Njëri nga reperët më të famshëm në SHBA në tri dekadat e fundit, Shock G ka vdekur në moshën 57 vjeçare.

Legjenda e repit u gjet pa ndjenja në një dhomë hoteli në Tampa. Babai i Shock ka thënë se nuk e dinë ende arsyen e vdekjes, pa dal rezultate e autopsisë.

Shock G kishte krijuer labelin e tij Digital Underground duke nxjerrur shumë hite për plot repera të njohur.

Madje, i njëjti ishte personi i parë që e kishte afirmuar Tupac Shakurin në rep.

Shock ishte i njohur edhe për bashkëpunimet me 2Pac, Dr. Dre , Prince dhe KRS-One./Indeksonline/