75 Mall Live Search
12:00 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjendet i vdekur shoferi i Fatmir Xhafajt

Një trup i pajetë është gjendur paraditen e kësaj të shtune në një garazh makine pranë Gardës së Republikës.

Trupi besohet të jetë i një punonjësi të Gardës, që raportohet të jetë një nga shoferët e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Burime për Top Channel konfirmojnë se nga verifikimet e para bëhet fjalë për vetëvrasje, ndërsa viktima është gjetur brenda automjetit me plumb në kokë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

Temat: