12:18 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Xhafaj flet pas dorëheqjes, por s’jep arsye: Shërbeva me pasion, modesti e devotshmëri

Ministri i larguar tashmë, Fatmir Xhafaj, përmes një postimi publikuar në faqen e Facebook të Ministrisë së Brendshme, ka falenderuar kryeministrin Rama për mundësinë e dhënë dhe shprehet se e ka dhënë me vullnet të plotë dorëheqjen, por pa dhënë ndonjë arsye konkrete.

“Pas më shumë se 1 viti në krye të Ministrisë së Brendshme, me vullnetin tim, i kam paraqitur Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar për besimin e dhënë me emërimin në këtë detyrë të rëndësishme”, shkruan Xhafa, pas vendimit të papritur.

Në mesazhin e publikuar pas dorëheqjes, Fatmir Xhafaj, falenderon ekipin e kolegët me të cilët bashkëpunoi gjatë kësaj periudhe.

“Erdha në këtë detyrë për një mision të vështirë, shërbeva me pasion, me modesti dhe me devotshmëri në shërbim të shtetit, të ligjit dhe të qytetarëve”, shkruan ndër të tjera Xhafa.

Temat: