08:39 / E Hënë, 01 Mars 2021 / OSH

Gjendet i vrarë një person në Istog, zbulohet identiteti i viktimës

Në varrezat e fshatit Studenicë, mbrëmë në orët e vona të natës, është gjetur një person i vrarë.

Mjekët kujdestarë të QKMF-së në Istog kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se viktima është Gazmend Zeqiraj nga fshati Studenicë.

Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar në këtë akt tragjik.

Viktima është i moshës 47-vjeçare.

Indeksonline do t’ju mbajë të informuar për këtë rast.