23:54 / E Diele, 01 Gusht 2021 / AR

Gjendet kudo! Super ushqimi që ndihmon në rënien e peshës

Mund t’ju ​​duket e çuditshme, por e vërteta është se veza është zgjedhja ideale e ushqimit, për të gjithë ata që janë duke ndjekur programe për tu dobësuar.

Hulumtimet kanë treguar se konsumimi i vezëve për mëngjes ndihmon në rënien në peshë në krahasim me ushqimet e tjera. Kjo mund të jetë për shkak të faktit se ndërsa përmban pak kalori, veza  shkakton ndjenjë të madhe të ngopjes , duke zvogëluar kështu marrjen totale të kalorive gjatë pjesës tjetër të ditës.

Veza është një nga ushqimet më të keqkuptuara, për sa i përket niveleve të kolesterolit, sepse e verdha e vezës është një burim i pasur i kolesterolit. Një vezë siguron 200-240mg kolesterol, i cili përmbahet vetëm në të verdhën e vezës. E bardha e vezës nuk përmban as kolesterol dhe as yndyrë.

Megjithatë, hulumtimet kanë zbërthyer mitin se vezët rrisin kolesterolin, duke u përqendruar në zbulimin se marrja e kolesterolit dietik nuk është shkaku kryesor për nivelet e larta të kolesterolit në gjak.

Sidoqoftë duhet të theksohet se ata që tashmë kanë probleme me shëndetin e zemrës dhe nivelet e lipideve në gjak duhet të konsultohen me mjekun e tyre në lidhje me sasinë dhe frekuencën  e konsumimit të vezëve në baza javore.

Për personat e shëndetshëm, megjithatë, nuk ka ndalime ose kufizime serioze për të konsumuar vezë. Karakteristika kryesore e vezës është përmbajtja në proteina me vlerë të lartë biologjike.

Përveç kësaj, veza është një burim shumë i mirë i selenit, jodit dhe vitaminës B2 (riboflavin). Përmban gjithashtu hekur,  vitaminë B12, acid pantotenik dhe vitaminë D. Prandaj veza është një ushqim me shumë vlera ushqyese.