13:11 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Gjendet në fund të detit, aeroplanmbajtësja së bashku me 11 avionë (Foto)

Një aeroplanmbajtëse amerikanë që u fundos gjatë Luftës së Dytë Botërore është gjetur jashtë brigjeve të Australisë. USS Lexington u gjet 3 km (2 milje) nën ujë në Detin e Koraleve, rreth 800 km larg bregut lindor të Australisë.

Anija humbi në Betejën e Detit të Koraleve, duke luftuar me flotën Japoneze nga 4-8 maj 1942.

Më shumë se 200 anëtarë të ekuipazhit vdiqën në luftime. Marina e SHBA-ve konfirmoi se anija ishte zbuluar nga një ekip kërkimi i udhëhequr Paul Allen, raporton BBC, transmeton Indeksonline.

Fotot treguan se aeroplanmbajtësja ishte ruajtur në gjendje të mirë.

Zbulimi i “Lexingtonit”, së bashku me 11 nga 35 avionët e saj, u bë nga kompania e Microsofte Paul Allen, Vulcan, të dielën.

Adm Harry Harris, kreu i Komandës së Paqësorit të SHBA, vlerësoi zbulimin.

“Si biri i një të mbijetuari të USS Lexington, unë përgëzoj Paul Allen dhe ekuipazhin e ekspeditës së kërkimit për gjetjen e” Lady Lex”,tha ai të martën.

Beteja e Detit të Koraleve konsiderohet një moment kyç në ndalimin e përparimit të Japonisë në Paqësor gjatë luftës.

“Lexington” u fundos pasi u godit nga disa silur japoneze dhe bomba gjatë betejës.

Marinës amerikane tha se 216 anëtarë të ekuipazhit vdiqën pasi anija u sulmua. Më shumë se 2.000 të tjerë u shpëtuan. /Indeksonline/