09:34 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjendet një 30 vjeçar pa shenja jetë në Mitrovicë

Një person me inicialet D.XH, rreth 30 vjeçar nga Mitrovica është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 6:00 të mëngjesit në oborrin e shtëpisë së tij.

Ngjarjen e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Sipas tij, policia ka dal menjëherë në vendngjarje dhe është duke hetuar rrethanat për ndriçimin e plotë të këtij rasti, ndërsa rasti është regjistruar si vdekje e dyshimtë.