22:43 / E Diele, 12 Shtator 2021 / C E

Gjendet një burrë pa shenja jete, në Prishtinë

Një mashkull i moshës 64 vjeçare është gjetur pa shenja jete në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti derisa po hetohet si një vdekje e dyshimtë.

Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 64 vjeç. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim dhe aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti. /IndeksOnline/