75 Mall Live Search
23:45 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Gjendet një kufomë, dyshohet të jetë i Adea Shabanit (Video)

Policia hetuese e Los Anxhelosit kanë gjetur një varr me mbetje njerëzore në Spenceville Nature Preserve.

Hetuesit kanë lokalizuar vendin dhe antropologët mjeko-ligjor kanë marr eshtrat e një trupi, që dyshohet të jetë i Adea Shabanit, shkruan Los Angeles Times, përcjell Indeksonline.

“Megjithatë, një burim i afërt me hetimin, tha se mbetjet që janë gjetur në atë lokacion mund të jenë të 25 vjeçares Adea Shabani, një aktore që u zhduk në rrethana të dyshimta muajin e kaluar”, thuhet në artikullin e KTLA-së, shkruan Indeksonline.

Adea Shabani, aktore e njohur me origjinë shqiptare është zhdukur që nga fundi i muajit shkurt dhe ajo për herë të fundit u pa në Hollywood.

Ndërsa, kujtojmë që i dashuri i saj ka kryer vetëvrasje javën e kaluar pasi ishte i përndjekur nga policia lidhur me një vrasje që dyshohet të këtë kryer ai./Indeksonline/

Kërkohet Adea Shabani 25 vjeçe, e cila ka humbur në Los Angeles

Adea Shabani dyshohet që ka vdekur, i dashuri i saj kryen vetëvrasje pas ndjekjes së policisë