12:31 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Adea Shabani, aktorja që u gjet e vrarë në Amerikë varroset sot në Shkup

Aktorja shqiptare nga Maqedonia, Adea Shabani do të varroset sot në Shkup.

Aktorja u gjet e vdekur, një muaj pas njoftimit se ajo ishte zhdukur. Ndërsa trupi i saj i pajetë do të varroset në vendlindjen e saj.

“Adea Shabani neser e ka varrimin ne ora 14:00 ne varrezat e Butelit ne Shkup. Mbledhja komemorative eshte ne Aleksandar Palace ne ora 10:00”, thuhet në njoftim.

Adea Shabani jetonte dhe vepronte në Amerikë, ndërsa dyshohet se ajo u vra nga i dashuri i saj, Christopher Spotz, i cili pas ndjekjes nga policia kreu vetvrasje./Indeksonline/

Temat: