Gjendet një person i pajetë në Rimanishtë të Prishtinës, Policia e cilëson si vdekje të dyshimtë
Policia e Kosovës ka gjetur një trup të pajetë në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.
Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Rimanishtë të komunës së Prishtinës.”
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull rreth 30 vjeç.”
“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, u shprehë ai./Indeksonline/