21:46 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / Blerim

Gjendet një person i vdekur në veri të Mitrovicës

Një person pa shenja jete është gjetur para pak minutash në veri të Mitrovicës.

Trupi i pajetë i personit, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është gjetur afër pompës së benzinës në Lagjen e Boshnjakëve, ndërkohë që policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.

“Një person është gjetur pa shenja jete para pak minutash” ka thënë Radoviq.

Ai nuk ka dhënë detaje shtesë, duke thënë se hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet.