11:26 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjendet pa shenja jetë një serb në Zubin Potok

Policia e Kosovës njofton se pa shenja jetë është gjetur një person në Zubin Potok.

Raportohet se në shtëpinë e tij pa shenja jetë është gjetur viktima mashkull K-Serb.

Sipas mjekut, viktima nuk ka shenja dhune, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore./Indeksonline/