10:39 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gjendet pa shenja jete një person në Dragodan të Prishtinës

Sot rreth orës 07:50 në rrugën ‘Vicianum’ në Prishtinë një person është parë i shtrirë dhe pa vetëdije.

Ndërsa, PK-ja ka njoftuar se Njësitet përkatëse kanë arritur në lokacion dhe kanë kërkuar që në lokacion të vij sa me shpejt dhe ekipi i ndihimës së shpejtë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi është pa shenja jete.

PK-ja ka konfirmuar për “Indeksonline” se në lokacion ka dalur edhe njesia e hetuesise, per veprime te nevojshme hetimore. Per detaje tjera do te njoftoheni me vonë pas kryerjes se procedurave hetimore. /Indeksonline/

Temat: