14:01 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjendet pas gjashtë ditësh i zhdukuri nga Malisheva, kjo është gjendja e tij

Muharrem Berisha nga Gurbardhi i Malishevës i cili ishte raportuar si i zhdukur që nga data 24 qershor, sot është gjetur.

I moshuari nga Malisheva për shkak se vuante nga harresa, kishte dalë nga shtëpia dhe për disa ditë nuk dihej gjë për vendndodhjen e tij.

Por, njësitë përkatëse pas pesë ditësh kërkimi, kanë gjetur të gjallë 57 vjeçarin nga Gurbardhi, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, sipas informacioneve të para, ai është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Komuna e Malishevës nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin./Indeksonline/

Vazhdojnë kërkimet për të moshuarin e zhdukur nga Malisheva (Foto)

Zhduket një i moshuar nga Malisheva, familjarët lusin për ndihmë