23:31 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Tjetër ngjarje e rëndë, gjendet skeleti i një trupi në lumin Vjosë

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Përmet, ku në lumin Vjosë është gjetur një skelet trupi.

Nga informacionet paraprake, mësohet se në lumë janë gjetur disa pjesë të ndryshme të skeletit, pa detaje të tjera.

Dyshimet e para janë se kufoma i përket një shtetasi i cili është mbytur disa muaj më parë në Greqi.

Policia ka sqaruar se janë gjetur gjymtyrët e poshtme, kafka dhe disa rroba.

Po vijojnë ende kërkimet për të gjetur pjesët e tjera, por dhe për të bërë të mundur identifikimin e viktimës.