10:56 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / GF

Gjendet trupi i 14-vjeçarit në lumin e Semanit, kishte ngecur në rrjetë

Trupi i 14-vjeçarit, i cili rezultonte i zhdukur që prej ditës së djeshme në Seman, është gjetur paraditen e sotme.

SYRI TV raporton se trupi i 14-vjeçarit kishte ngecur në rrjetën e vendosur nga djetë e fshatit.

Mëngjesin e sotëm në Seman mbërritën polumbarët, ndërkohë, banorët dhe familjarët kishin vijuar kërkimet gjatë gjithë natës për të gjetur trupin e 14-vjeçarit.

Ajo çka e bën më të rëndë këtë ngjarje është se kësaj familjeje i është mbytur një prej fëmijëve në lumin Seman. Sipas banorëve të zonës, fëmija është mbytur rreth 10 vite më parë.

14-vjeçari ka qenë duke peshkuar në brigjet e lumit Seman ditën e djeshme rreth orës 19:00, por nuk është kthyer më. Dyshohet se 14-vjeçari ka hyrë në lumë për të nxjerrë grepat, të cilat mendohet se i kanë ngecur në lumë. Në breg janë vënë re gjithë sendet e tij personale.