14:26 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjendet trupi i pajetë i një mashkulli, në Prishtinë

Rr. “Mehmet Gradica”, Prishtinë  09.10.2019 – 04:29.

Është raportuar për një rast vdekjeje e dyshimtë në rrugën “Mehmet Gradica”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima mashkull k/shqiptar ishte pa shenja jete, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit  dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Indeksonline/