Gjendet trupi i pajetë i 17 vjeçares që ra në lumin Vardar duke ikur nga qentë
Ështe gjetur trupi i pajetë i 17 vjeçares, e cila ra në lumin Vardar duke ikur nga qentë endacak.
Policia konfirmoi se qytetarët rreth orës 19:15 raportuan se një vajzë që po largohej nga një grup qenësh pranë spitalit ka rënë në Vardar.
Policia e Gostivarit operacionin e saj për kërkim dhe gjetje të vajzës e kishte nisur menjëherë pas raportimit të rastit së bashku me Njësinë Territoriale kundër Zjarreve në Gostivar, Qendrën për Menaxhim të Krizave, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe mjekë nga Ndihmën e Shpejtë pranë Spitalit të Gostivarit.
Kërkimeve të Policisë u ishin bashkangjitur edhe banorët e Gostivarit.
Vajza mendohet të jetë gjetur në rrjedhën e Vardarit në fshatin Balindoll.