13:23 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjendet vendi me më së shumti fëmijë të mbytur në histori

Para më shumë se 550 vjetësh ka ndodhur njëra ndër viktimizimet më të mëdha masive të njerëzimit, dhe sidomos fëmijëve, në histori. Në atë kohë në Peru, në lokalitetin që sot quhet Las Jamas, janë vrarë 140 fëmijë.

Arkeologët kanë gjetur varrezën masive, ku kanë gjetur skelete e 200 fëmijëve. Ata besojnë se fëmijët janë mbytur në një lloj rituali. Shumica e fëmijëve kishin një pigment të veçantë të kuq në fytyrë, shkruan Live Science.

Viktimat janë mbytur në mënyrë të egër. Ato besohen të kenë qenë të moshës 5-14 vjeç, ndërsa u është hequr edhe zemra, pohon antropologu John Verano, profesor i Universitetit Tulan nga Nju Orleansi.

Është verifikuar se skeletet i takojnë periudhës 1400-1450. Vendi ku është mbajtur rituali i tmerrshëm i viktimizimit të fëmijëve ishte i banuar nga populli Chimu.

Para këtij zbulimi, vendi më i madh me fëmijë të viktimizuar në histori është gjetur në Meksikë, në tempullin astek Tenochititilan, ku janë gjetur 42 skelete.