20:34 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjendja e rrugicës që lidh Dragodanin me stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Shpesh herë këmbësorët kanë telashe për të kaluar nëpër Prishtinë.

Trotuaret në shumicën e kohës janë të bllokuara nga veturat, kësisoj këmbësorët mbesin pa vend për të ecur.

Por për të kaluar nga lagjja Arbëria apo njohur ndryshe si Dragodan deri në afërsi të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ qytetarët po përdorin këtë “rrugicë” e cila nuk është aspak në gjendje të mirë, transmeton Indeksonline.

Se a do të rregullohet kjo anë, apo do të mundësohet ndonjë rrugë e rregulluar siç duhet për të lidhur këto dy anë të qytetit, mbetet të shihet në të ardhmen./Indeksonline/