18:06 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / AR

Gjendja me pandeminë, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të jashtëzakonshme

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca.

Seanca e jashtëzakonshme do të fillojë nga ora 11:00, kurse seanca plenare në ora 15:00, raporton Indeksonline.

Rendi i ditës: Seanca e jashtëzakonshme

1.  Debat parlamentar për gjendjen e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Rendi i ditës: Seanca plenare

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2.    Pyetjet parlamentare,
3.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,
4.    Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,
5.    Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, 
6.    Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,
7.    Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,
8.    Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,
9.    Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim. ​