23:37 / E Shtunë, 13 Gusht 2022 / OSH

Gjendja në pikat e kalimit kufitare, vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare

Në orët e mbrëmjes gjendja në pikat e kalimeve kufitare vazhdon të jetë e ngarkuar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të orës 19:58, pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në Merdare.

Në hyrje të kësaj pike të kalimit kufitar duhet pritur 200-220 minuta, ndërsa kolona është dy kilometra e gjatë. Kolona në dalje është 280-300 metra dhe pritjet e udhëtarëve janë deri në tri orë e dyzet minuta.

Në pikën tjetër të kalimit kufitar Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë 25-30 minuta dhe kolona është 70 metra e gjatë. Në dalje kolona është 400 metra e gjatë dhe pritjet janë 70 minuta.

Në Jarinje për të hyrë udhëtarët duhet të presin 10-15 minuta dhe kolona është 20 metra e gjatë, ndërsa në dalje duhet pritur deri në 30 minuta dhe kolona është 100 metra.

Edhe në pikën tjetër të vendkalimit kufitar Muçibabë ka kolonë në dalje prej një kilometër, ku pritjet janë 140 minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë më të vogla 5-10 minuta dhe nuk ka kolonë.