17:52 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / Blerim

Gjendje alarmante në Maqedoninë e Veriut, 22 të vdekur dhe 561 raste të reja gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1901 teste, prej të cilëve 561 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19 dhe atë në Shkup-271, Kumanovë29, Dibër-2, Shtip-19, Prilep-33, Tetovë-26, Strugë-3, Veles-20, Manastir-17, Ohër-11, Kavadar-18, Gostivar-10, Gjevgjeli-15, Strumicë-32, Kriva Pallankë-3, Radovish-2, Krushevë-1, Koçanë-12, Probishtip-4, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Berovë-8, Vinicë-1, Delçevë-1, Kratovë-03, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-6, Resnjë-2 dhe Negotinë-4.Ndërkohë që janë shëruar 197 pacientë, ndërsa betejën me Kovid 19 e kanë humbur gjithsejtë 22 persona.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID 19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë është 26954, numri i personave të shëruar 18627, i të vdekurve 919, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 7408.