16:24 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Gjendje e qetë në pikat kufitare, mërgimtarët pa pritje

Nga vikendi që kaloi pikat e afërta kufitare krijuan edhe kolona nga vala e mërgimtarëve që po vijnë për t’i kaluar pushimet në vendlindje.

Derisa orët e mbrëmjes u panë të jenë më të ngarkuara, madje deri në orët e para të mëngjesit, pasditja e sotme duket të jetë më e qetë, të paktën kështu duken pamjet live, përcjellë Indeksonline.

Pikë më e ngarkuar duket ajo Kroaci – Serbi dhe Serbi – Maqedoni e Veriut. Ndërsa Hungari – Serbi dhe Maqedoni e Veriut – Kosovë më e qetë.

Por, nga minuti në minut po nis edhe ngarkimi i këtyre pikave./Indeksonline/