23:43 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / AR

Gjendje e qetë në Veri, pas një dite me shumë tensione

Gjendja momentale në Veri të Mitrovës vazhdon të jetë e qetë.

Atje gjatë tërë ditës pati tensione për shkak të aksionit të Policisë së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës.

Indeksonline raporton nga vendi i ngjarjes, derisa në këto orë të vona situata vijon të jetë e qetë.

Ndryshe, operacioni i Policisë u organizua në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Qëllim i këtij operacioni policor ishte parandalimi dhe luftimi kontrabandës, respektivisht kontrollin e 26 lokacioneve të dyshuara, sekuestrimin e mallrave të kontrabanduara dhe arrestimin e personave të dyshuar për përfshirje në kontrabandë.

Të gjitha veprimet policore janë realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj.

Si rezultat i veprimeve profesionale të zyrtarëve policorë deri në këtë fazë janë arrestuar dhe shoqëruar tetë persona të dyshuar për kontrabandim me mallra, dhe 10 persona tjerë të dyshuar janë shpallur në kërkim policor./Indeksonline/