20:17 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gjendje emergjente në Shqipëri, Ilir Meta del ne terren

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të dalë në terren për të inspektuar nga afër gjendjen e krijuar nga përmbytjet.

Kreu i Shtetit ka shkruar ditën e sotme në fshatin Ferras të Fierit, ku është takuar edhe me punonjës të Forcave të Armatosura, të Policisë, si dhe të emergjencave civile.

Grupit të shpëtimit në Fier, u janë bashkuar edhe ekipet e emergjencave të Kosovës

“Kënaqësi të falenderoja sot në Ferras Forcat e Armatosura, ato të Policisë dhe ekipet e emergjencave të Kosovës për menaxhimin plot përkushtim të përmbytjeve të Vjosës në ndihmë të banorëve të rrezikuar.

Mirënjohje për sakrificat e tyre sepse jeta e qytetarëve është e para”, shkruan Presidenti Meta.