Gjeneral Rama në ditën e Ushtrisë: Forca jonë është shembull në kryerjen e detyrave të saj

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se FSK-ja me gjithë sfidat që ka pasur gjatë rrugës, është arritur të formohet një forcë, e cila është kontribuuese e sigurisë në rajon si dhe profesionale, raporton IndeksOnline.
Ai ka thënë se kjo dëshmohet me operacione të ndryshime në rajon e në të cilat ka marrë pjesë FSK-ja.
“Forcat jonë është shembull në kryerjen e detyrave të saj. Kjo është meritë e gjithë pjesëtarëve të FSK e të gjitha niveleve. Kjo e arritur është meritë edhe e partnerëve, që në vazhdimësi na përkrahin”, tha Rama.
Ndryshe FSK-ja renditet si institucioni më i besueshëm në vend./IndeksOnline/