75 Mall Live Search
13:49 / E Hënë, 27 Prill 2026 / P M

Gjenerata e 63-të e kadetëve, nis trajnimin për policë

Policia e Kosovës ka mirëpritur pjesëtarët më të rinj të saj, përkatësisht gjeneratën 63 të kadetëve policorë, të cilët pasi kanë përfunduar me sukses të gjitha fazat testuese në konkursin për zyrtarë policorë dhe nënshkrimin e kontratave me Policinë e Kosovës, tashmë zyrtarisht fillojnë trajnimin themelor për zyrtarë policorë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Edhe kjo gjeneratë është mirëpritur nga përfaqësues të PK-së, të cilët njëherësh edhe do të jenë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe përgatitjen e saj përgjatë trajnimit themelor për zyrtarë policorë, i cili do t’i aftësojë profesionalisht kadetët policorë për punën policore në praktikë.