12:27 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

“Gjenerata e artë” e Anglisë, Ferdinand tregon pse “Tre Luanët” nuk shkëlqyen në arenën ndërkombëtare

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka folur për grupin e lojtarëve që quhet “Brezi i Artë” i Anglisë, të cilët dështuan të fitonin ndonjë kompeticion si Kupa e Botës apo Kupa e Eruopës, transmeton IndeksOnline.

Nga viti 2002 deri në vitin 2010, Anglia arriti ta bënte një super ekip me në krye: Frank Lampard, John Terry, Rio Ferdinand, Steven Gerrard dhe Wayne Rooney, por asnjëherë nuk arritën të fitonin ndonjë kompeticion.

Legjenda e United, në një intervistë për mediat britanike tregoi një histori se si kishte prishur marrëdhëniet me Lampardin.

“Kemi pasur një gjeneratë të artë të lojtarëve që ishin pjesë e super klubeve. Por, nuk kemi qenë në gjendje t’i ndajmë lidhjet e klubit me futbollin ndërkombëtar. Kam shkruar një kapitull në librin tim për Frank Lampard. Ne u rritëm së bashku në West Ham, pastaj unë shkova në United ai në Chelsea. Ne bëmë gjithçka në vitet 16 dhe 21. Kemi luajtur bashk, kemi udhëtuar bashkë.

Kur unë shkova te Man United e ai shkoi te Chelsea, ndaluam së foluri. Ne nuk kemi folur kurrë për këtë. Kam shkruar një libër për karrierën time. Për mirësjellje i dëgova Lampardit një pyetje se a do të pranonte ta përfshihja në libër. Ai ma ktheu në mënyrën më të mirë. Shkruaj fjalë për fjalë atë që ndodhi.

Ne nuk e urrejmë njëri-tjetrin. Ai fitoi gjithçka me Chelsean. Ne u ndamë dhe nuk flisnim. Por, tani flasim. Ai ishte në ditëlidnjen time”, ka thënë Ferdinand.

Pra në njëfarë mënyre, Kombëtarja e Anglisë dështoi të fitonte trofe për shkak të rivalitetit të madh në klube.

Ashtu e konfirmoi edhe Gerrard në emisionin e fundit të BT Sport, ku së bashku me Ferdinand dhe Lampard, kërkuan nga gjenarata e re të mos përsëritet ky gabim i tyre./IndeksOnline/