Gjëra që ndodhin rrallë, Lyonin e eliminoi skuadra e ligës së pestë nga Kupa e Francës

Skuadra me histori të madhe në Francë, Lyoni ka pësuar mbrëmë humbje të befasishme nga Bourgoin Jallieu.
Lyoni u eliminua nga Kupa e Francës, pasi skuadra që bën gara në ligën e pestë të futbollit e mposhti në penallti me shifrat 4:2, shkruan Indeksonline
Ishin lojtarët si: Lacazette dhe Tolisso që gabuan nga 11-metërshat dhe e çuan në shpi skuadrën e tyre.
Koha e rregullt ishte mbyllur me shifrat e barabarta 2:2.
Kujtojmë që kohëve të fundit Lyoni është duke pasur shumë probleme financiare dhe madje ishte raportuar se në fund të këtij sezoni do të falimentoj dhe do largohet nga Ligue 1./Indeksonline/
Lyon foi eliminado da Taça de França por uma equipa da quinta divisão, o Bourgoin-Jallieu 😱pic.twitter.com/dpT5uB4aLZ
— B24 (@B24PT) January 15, 2025