15:02 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjërat që nuk lejohen të futen në stadiumin, ”Fadil Vokrri” për ndeshjen e nesërme

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen Kosova – Ishujt Faroe, që zhvillohet të hënën në orën 20:45, do të hapen në orën 18:45,.

Ndërsa, asnjë person nuk do të lejohet të hyjë në zonën e stadiumit pa biletë.

Me qëllim të shmangies së tollovive dhe gjërave tjera, FFK kërkon nga qytetarët që t’i lexojnë me kujdes pikat e mëposhtme për gjërat të cilat nuk do të lejohen të futen në stadium, transmeton IndeksOnline.

Kontrolli në hyrjen e parë:

1. Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

2. Shishet e plastikes pavarësisht madhësisë

3. Pije alkoholike te maskuar apo substanca narkotike

4. Ushqim

5. Ombrella

6. Çantat e shpinës

7. Armë zjarri dhe çfarëdo arme, mjet i rrezikshëm.

Në kontrollin e dytë në hyrje të stadiumit:

– Shishe të plastikes, kanaqe, shishe qelqi, kontrolli i tupanëve dhe flamujve dhe gjërave tjera si armë, thika, boksa të hekurt, pankarta me mbishkrime ofenduese ose raciste dhe gjëra që nuk janë te lejuara, shkrepëset, mjete piroteknike, parfume apo deodorant, gjëra tjera te ngurta, ombrella.

– Ndalohet ushqimi i të gjitha llojeve (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), paketimet e patejdukshme si farat, çipsi, smoki, kikirik, lajthi, badem, çdo paketim që nuk duket në brendësi./IndeksOnline/