16:25 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjërat që s’janë për t’u besuar kur shkoni tek parukierja; Ja gënjeshtrat më tipike

“Sikur të janë bërë këto flokët për t’u prerë” “Ua sa maja të djegura paske” “Shoh që paske rënie flokëshësh, ke marrë ndonjë mjekim” “Kam unë një maskë, ta rekomandoj se është shumë e mirë” Është e pamundur, të jesh e femër e mos t’i kesh dëgjuar këto e fjalë të tjera nga një parukiere. Shkon të krehesh flokët dhe të nxjerrin 100 probleme të tjera. Sigurisht që jo të gjitha duhen besuar, por ndikimi që kanë tek ne është i pashmangshëm. Mjaft u trembët nga fjalët e parukiereve dhe lexoni listën e gënjeshtrave që i thotë çdo parukiere. 

Produktet kozmetike dëmtojnë flokët tuaja, përdorni vetëm produkte profesionale (sigurisht nga ato që shet parukieria tek dyqani i saj)
Në mos thëntë sa herë që shkoni “Të janë bërë flokët për t’u prerë” do të thotë që duhet t’i presësh flokët çdo gjashtë javë. Rritja e flokëve fillon nga rrënjët e këtyre të fundit dhe prerja e majave nuk ndikon fare në shpeshtësinë e daljes së flokëve të rinj.
Majat i ke shumë të thata, të duhet një trajtim.
Do të pres vetëm majat, mos u shqetëso dhe më pas shef që flokët janë shkurtuar shumë më shumë nga se kishit menduar.