12:14 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gjermanët arrijnë të nxjerrin 300 kuajfuqi nga një Polo GTI

Nëse keni menduar se VW Polo GTI është më i “butë” dhe më i ndjeshëm sesa vëllai i madh Golf, mbase duhet të provoni atë çfarë ky ekip ka bërë.

“Siemoneit Racing” është një kompani gjermane e cila ka lansuar disa pako modifikimi serioze për GTI-në e vogël. Aq serioz është ky modifikim saqë dërgon motorin GTI në 300 kuaj fuqi.

Modifikimi më i thjeshtë “Stage 1” e merr motorin 2.0-litër turbo me benzinë me 197 kuaj fuqi dhe e dërgon në 242 kuaj fuqi. Kostoja është 598 euro. Modifikimi i dytë “Stage 1+” shton edhe 5 kuaj fuqi të tjera për 100 euro.

Nëse nuk ju mjafton atëherë duhet provuar “Stage 3+” i cili jep më shumë sesa një ECU të rikalibruar. Kjo pako ka një turbo më të madhe dhe më të fuqishme, ftohje më të mirë me një interkoler të ri dhe tuba shkarkimi sportiv. Kostoja e këtij modifikimi është 9,000 euro dhe rezultati është 316 kuaj fuqi.

Duke shtuar edhe 11,630 euro kompania ofron modifikime të amortizimit dhe të shasisë. E gjitha është një Polo më e fuqishme sesa një Golf R.