15:55 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gjermanët kanë një ide për t’i shpëtuar motorët me djegie të brendshme

Pavarësisht nga rregulloret e ashpra të emetimeve që i detyrojnë prodhuesit e automjeteve të nxisin zhvillimin e motorëve plotësisht elektrik, një start-up gjerman, aksionarët e të cilit përfshijnë ish-drejtorin ekzekutiv të Porsches, dëshirojnë t’i japin motorëve me djegie të brendshme një shans për të luftuar.

Duke përdorur mikrovalë të pulsuara në vend të kandelave për lëndën djegëse, inxhinierët e MWI Micro Wage Ignition pretendojnë se mund të ulin konsumin e benzinës dhe naftës deri në 30% dhe emetimet me 80%, shkruan IndeksOnline.

Start-upi gjerman është aktualisht në kërkim të blerësit dhe partnerëve ndërkombëtarë, dikush që mund t’i ndihmojë ata të promovojnë teknologjinë, ndërkohë që përmirësojnë gjendjen e tyre financiare.

Duke bërë që motorët me djegie të brendshme të jenë më efikase, makinat tradicionale mund të qëndrojnë në rrugë për një kohë shumë më të gjatë se sa pritej, gjë që në të vërtetë mund të jetë e favorshme për disa – nëse jo shumicën e prodhuesve të automjeteve që po investojnë ende në teknologjinë ICE.

Pjesa më e mirë në lidhje me idenë e MWI është se teknologjia e tyre mund të integrohet në arkitekturën e motorit ekzistues dhe nuk do të kërkonte ridizajnim të plotë. Kjo mund të bëjë adoptimin e gjerë të industrisë dhe mund të ketë një efekt pozitiv në qytete që tashmë po konsiderojnë ndalimin e motorëve të vjetër. /IndeksOnline/