16:08 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Testohet për herë të parë airbag-u i jashtëm

Në nëntor 2018, ZF paraqiti airbagun e parë të jashtëm në botë dhe që nga ajo kohë kompania ka përsosur më tej teknologjinë për ta sjellë atë më afër prodhimit.

Ne tani e shohim atë në veprim për herë të parë pasi ZF dha një demonstrim të prototipit, në Memmingen të Gjermanisë.

Sipas kompanisë, goditjet anësore janë prej llojeve më të rrezikshme të aksidenteve në trafikun rrugor. Vetëm në Gjermani, ato përbëjnë rreth 700 vdekje në vit, pothuajse një e treta e të gjithë viktimave të banorëve, shkruan IndeksOnline.

Për ta zhvilluar të, ZF ka rrjetëzuar airbag-at në sistemet e sensorit të automjetit me “algoritme të zhvilluara që janë në gjendje të përcaktojnë nëse një aksident është afër dhe të vendosë nëse do të duhet të hapet apo jo airbag-u”

Në video, airbagu i jashtëm ZF duket se funksionon mirë, por demonstrimi ndoshta do të kishte qenë më i qartë nëse kompania do të përdorte një makinë reale në vend të asaj testuese. /IndeksOnline/